“Si Formula 1 kundër Formula 2”, Kapelo masakron kuqezinjtë: Milani nuk e kuptoi se…

Dec 7, 2021 | 23:58
SHPËRNDAJE

Fabio Kapelo, ish-trajneri i njohur italian i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipin e Milanit, ka komentuar humbjen përballë Liverpulit që nxori kuqezinjtë jashtë Europës, duke mos kursyer aspak skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.

Kapelo

“Ishte si një Formula 1 kundër një Formula 2”, ishte komenti i ish-trajnerit të njohur për paraqitjen e dy skuadrave në këtë sfidë.

“Shpejtësia e ekzekutimit, ideja e lojës të të kuqve ishte mbresëlënëse. Milani taktikisht la shumë për të dëshiruar. Vazhdoi të luante në të njëjtën mënyrë dhe nuk e kuptoi se duke luajtur gjithmonë në të njëjtin krah, pa ndryshim loje, do të shfaqte vështirësi”, shpjegoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura