Si “Eskobari i Ballkanit” krijoi raporte me Tahirin? Ja roli që kishin kushërinjtë e tij “Habilaj”

Oct 18, 2017 | 19:23
SHPËRNDAJE

Pothuajse një vit me parë gazeta italiane “Corriere Della Sera”, kishte publikuar një shkrim ku flitej për Klement Balilin, të cilësuar nga mediat greke me nofkën “Eskobari i Ballkanit”.

Por, nga ana tjetër, në këtë artikull është shkruar dhe rreth lidhjes së tij me grupin e “Habilajve”.

Prestigjiozja italiane shkon më tej me faktet e saj ku thekson se grupi “Habilaj”, ishte dhe ndërmjetësi mes Balilit dhe ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.

Kjo është ajo çfarë u thanë në atë kohë, pak ditë më pas, kur u arrestuan 15 personave, u sekuestruan 700 kg drogë në Greqi dhe u zhduk Klement Balili.

Më tej në artikull lexohet të thuhet se “Eskobari i Ballkanit” kishte udhëtuar shpesh për në Milano.

Ndërsa dyshohet se rreti i tij ishte i shtrirë dhe në Siçili. Kjo e fundit ishte dhe zona ku tregu idrogës zotërohej nga grupi i “Habilajve”, të njohur si kushërinj të ish-ministrit Tahiri.

Ndërkohë, në atë kohë eksponentë të opozitës shqiptare kishin denoncuar këta lidhje.

“Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direket me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontakt direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, thoshte Arben Ristani, deklaratë e cila citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.

“Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, – që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, – kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore” thoshte Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene.

ss

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura