Si është një avion A320

Mar 24, 2015 | 13:55
SHPËRNDAJE

Aeroplani që u rrëzua të martën në Alpet franceze është një Airbus 320, në të cilin udhëtonin 144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, në mesin e të cilëve dy pilotët dhe katër shoqëruesit e kabinës, raporton “El Pais”.

A320 është një avion komercial i zhvilluar nga Airbus me vende 150 pasagjerësh në një strukturë dy-klasëse dhe deri në 180 vende me dendësi të lartë, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Një A320 i kompanisë Germanwings

A320 është avioni më popullor i familjes me të njëjtin emër, e cila përfshin gjithashtu edhe A319, A318 dhe A321.

Prodhues është konsorciumi europian Airbus, i cili ka prodhuar 4.700 aeroplanë të të njëjtit model.

A320 është përdorur gjerësisht në mbarë botën si shërbim me kosto të ulët. Autonomia e tij e fluturimit është 5.900 kilometra.

Sipas website-t të specialist Flightradar24 avioni mbante regjistrues D-AIPX. Ai ishte ndërtuar në vitin 1990 dhe hyri në shërbim në vitin 1991. Para se t’i bashkohej flotës Germanwings, avioni kishte fluturuar me ngjyrat e Lufthansa-s.

Incidenti i fundit i një A-320 ndodhi më 28 dhjetor në Indonezi, ku aeroplani AirAsia u rrëzua në Detin Java, midis ishujve të Belitung dhe Borneo. 162 njerëz vdiqën.

Në vitin 2008, një A-320 XL Airways ra në Detin Mesdhe në brigjet e Perpignan (në jug të Francës). Duke vrarë shtatë njerëz në bord, të gjithë personel teknik i kompanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura