Si është gjendja e deputetit të prekur me koronavirus, ja ç’thonë mjekët e Infektivit. Arsyeja pse u shtrua në spital

Mar 28, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi ndodhet prej të premtes, 27 mars në Spitalin Infektiv, pasi deklaroi publikisht se ishte infektuar nga Covid-19.

alimadhi

Megjithëse në postimin e tij në rrjetet sociale tha se gjendja e tij ishte e stabilizuar, disa orë më vonë ai lajmëroi se do të nisej pranë Spitalit Infektiv.

“News24” raporton se mjekët po e mbajnë në trajtim deputetin.

“Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shtruan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese”.

Deputeti tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me koronavirus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura