Si e komentuan mediat italiane kalimin e Gjimshitit në Serinë A

Jan 18, 2016 | 18:32
SHPËRNDAJE

Kalimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, me skuadrën e Atalantës, ka qenë merkato e ditës në Serinë A.

gimshiti

Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të ndeshjeve të luajtura nga mbrojtësi në Zvicër dhe aktivizimin e tij në Kombëtaren e De Biazit.

“I lindur në Zyrih më 19 shkurt të 1993, Gjimshiti u rrit me të rinjtë e klubit të këtij qyteti dhe në vitin 2011 bëri debutimin në ekipin e parë. Ai ka luajtur 110 ndeshje në Super Ligën zviceriane duke shënuar 5 gola.”,-shkruan gazeta italiane.

komentet per gimshitin

Më shumë lexoni në “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura