“Si dy shoqe të ngushta”- Bieta Sulo shoqëron vajzën e Alban Dudushit në ditën e saj më të rëndësishme (FOTO)

Jun 26, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Moderatorja e njohur Bieta Sulo e ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të mirë me vajzën e Alban Dudushit, Joelle.

Ajo ka përfunduar tashmë shkollën mesme dhe ditën e shtunë Joelle ka festuar dhe mbrëmjen e maturës. Ishte Bieta ajo i ka qëndruar pranë vajzës që nga momenti që ka nisur të bëhet gati dhe deri në përfundim.

Bieta i ka ndarë me ndjekësit e saj këto momente në InstaStory ku përveç kësaj ajo gjithashtu ka postuar dhe një  një fotoalbum që nga njohja me Joelle dhe deri më sot ku i bëri dhe dedikimin me fjalët e ndjera krahas tyre:

“Te jemi te lumtur, per kete perpiqemi cdo dite. Por jane momente te vecanta ne jete kur e kupton. E fotografuar, kjo eshte pamja e saj per mua sot ❤️ ❤️ ❤️

J gati per ne mbremjen e matures (eshte ajo mosha 18 vjec qe mezi e ke pritur, se pas saj do te behet hatajaaaaa ?)

E kam njohur me te vogel se Kroin sot dhe ja ku jemi: vitet kane fluturuar, ne jemi 4, 4 shoke ne dy skuadra, 2 shoqet e ngushta perballe skuadres se cunave ?

Ps. Charlie gjithmone me ne ?”

Moderatorja e tregoi dhe njëherë marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e partnerit të saj. Rikujtomë që Bieta dhe Albani janë prindër të një djali 5-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura