Si dy pika uji! Ky është vëllai i Angelina Jolie-s që duket si versioni mashkull i aktores me famë botërore

Apr 7, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

A e dini se Angelina Jolie ka një vëlla më të madh? James Haven, i cili është 46 vjeç, është një yll i Hollywood-it, që filloi të aktronte në shumë filma dhe shfaqje televizive para se të bëhej regjisor.

angelina jolie dhe vellai i saj (6)

Megjithatë, ai nuk arriti të njëjtën famë si e motra. Vitet e fundit roli i tij është ai i dajës me kohë të plotë, pasi e kalon shumicën e kohës duke u kujdesur për gjashtë fëmijët e Angelina-s, shkruan “Daily Mail”.

angelina jolie dhe vellai i saj (2)

James Haven Voight Bertrand është djali i aktorit Jon Voight dhe i aktores Marcheline Bertrand. Kur prindërit e tyre u ndanë, ai dhe motra e vogël, Angelina, jetuan me nënën e tyre. Ata krijuan një lidhje të ngushtë me të, ndërsa ishin larguar nga babai i tyre.

angelina jolie dhe vellai i saj (4)

Kur Angelina dhe James filluan karrierën e tyre profesionale, ata vendosën të hiqnin mbiemrin Voight dhe filluan të përdornin mbiemrin e nënës së tyre para se të njiheshin në industri.

Në vitin 2002, Angelina vendosi të hiqte ligjërisht mbiemrin e babait të saj dhe mori mbiemrin me të cilin të gjithë e njohim tani. Jolie, që do të thotë e bukur, ishte në të vërtetë emri i saj i mesëm. James e ndoqi shembullin, duke marrë po ashtu emrin e mesëm si mbiemrin e tij, pra Haven.

Actors Jon Voight, his daughter Angelina Jolie and son James Haven attend the Vanity Fair Party held at Morton's for the 72nd Annual Academy Awards. 3-26-00 Hollywood, CA Photo: Evan Agostini/Getty Images

Vëllai i Angelina-s ka qenë një djalë i përkushtuar ndaj gjashtë fëmijëve të saj. Ai ishte në krye të ekipit të dadove dhe stafit që plotësonte nevojat e Pax, Shiloh, Zahara, Vivienne, Knox dhe Maddox për një koh të gjatë, pasi Angelina u nda nga Brad Pitt në vitin 2016.

angelina jolie dhe vellai i saj (9)

James është shfaqur në shumë filma dhe shfaqje televizive. Pikat kryesore të karrierës së tij përfshijnë “Original Sin”, ku interpretoi me motrën e tij dhe me Antonio Banderas, dhe “Stay Alive”.

Ai ishte producent ekzekutiv për dokumentarin “Trudell” dhe shkroi dhe drejtoi filmin e shkurtër “Court of Coscience”, që paraqet babanë e tij, jon Voight. Ai gjithashtu drejtoi një episod të serialit “The Game”.

angelina jolie dhe vellai i saj (8)

Në vitin 2009, James kërkoi babanë e tij dhe u përpoq të linin mënjanë mosmarrëveshjet e tyre. Ai i kërkoi motrës së tij të bënte tënjëjtën gjë dhe, megjithëse iu desh pak kohë, një vit më vonë edhe Angelina pranoi të fliste me të atin.

James u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2000, kur mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” me Angelina-n, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë joprotagoniste për “Girl Interrupted”. Ylli filloi fjalimin e saj duke thënë:

angelina jolie dhe vellai i saj (7)

Unë jam shumë e dashuruar me vëllanë tim tani“, dhe fotografitë e tyre duke ndarë një puthje në buzë bënë shumë bujë asokohe.

Angelina, 3 vjet më vonë, foli për vëmendjen mediatike që mori puthja e tyre, duke thënë për “People”:

angelina jolie dhe vellai i saj (5)

Ne jemi miqtë më të mirë. Dhe nuk ishte ndonjë puthje e çuditshme me gojë të hapur. Ishte zhgënjyese që diçka kaq e bukur dhe e pastër mund të të kthehet në një cirk“.

Edhe James ka folur për lidhjen e ngushtë që ka me motrën e tij të vogël.

angelina jolie dhe vellai i saj (1)

Unë shkoj tek Angie për këshilla dhe nuk do të bëj asgjë pa të, sepse kemi qenë shumë të afërt që fëmijë,” -tha ai për “Daily Mail” në 2017-ën.

Ai vazhdon ta mbështesë Angelina-n në të gjitha fushat e jetës së saj, edhe pse gjithmonë preferon të qëndrojë në prapaskenë, prandaj shumë njerëz nuk ia kanë idenë që aktorja ka një vëlla, që për më tepër i ngjan shumë.

angelina jolie dhe vellai i saj (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura