Si doli nga rruga makina me 3 femra në Fushë- Milot, shoferja rëndë (emri+pamjet)

Aug 31, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Një aksident me 3 të plagosur ka ndodhur sot në Fushë- Milot, ku makina tip ‘Renault’ me targa AA 970 KU perfundoi anash rruges.

Burimet thanë se në automjetin që ka dalë nga rruga, brenda saj ishin 3 femra te cilat jane lenduar. Paraprakisht thuhet se nga 3 femrat e plagosura te cilat u derguan me urgjence ne spital, njera ndodhet me rende.

Konkretisht, sipas Report tv, makina drejtohej nga Blerta Sadria 25-vjeç, që po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tenoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia. Sadria ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa plagë në kokë.

Policia ka shkuar ne vendngjarje teksa priten te tjera detaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura