PS propozon Gjiknurin si bashkëkryetar për “Zgjedhore”, Balla zbulon si mund të arrihet dakordësia për vetingun: Rekomandimi i partnerëve ndërkombëtarë tejkalon…

Nov 1, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për media foli në “vigjilje” të Komisionit të Ligjeve ku PS do të propozojë ndryshimet ligjore për zgjatjen e procesit të vetingut.

balla

Dakordësinë me opozitën për këtë pikë, Balla e gjen tek rekomandimi i partnerëve ndërkombëtarë, të cilët sipas tij i tejkalojnë axhendat e subjekteve politike në vend dhe jo te ndonjë pazar mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

“Të jeni të sigurt që zonja Nikolla është mbi palët në këtë proces. Ne sot do të kemi mbledhjen e parë në Komisionin e Ligjeve, ku do të përcaktohen relatorët e çështjes. Ju do ta ndiqni pasi do të fillojë pas pak, ku dhe ne do të shfaqim propozimet tona. Ndryshimet kushtetuese janë sugjeruar nga partnerët ndërkombëtarë.

Unë mendoj që rekomandimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë këtë afatet tejkalon axhendat politike të çdo subjekti. Unë mendoj se duhet t’i qëndrojmë këtij rekomandimi. Janë ata të cilëve ne u kemi besuar dhe gjej rastin të falenderoj ONM-në për vijueshmërinë e këtij procesi, të cilët jo vetëm si vëzhgues kanë qenë pjesë e rëndësishëm dhe pandarë e procesit të vetingut, na rakomandojmë që ta votojmë brenda këtij sesioni parlamentar.  Partia Demokratike do ta tejkalojë debatin për këtë çështje për të ecur përpara”, tha Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar propozimi i ardhur nga PD për reformën zgjedhore. Ai bëri me dije se është vendosur që Damian Gjiknuri të jetë bashkëkryetari i propozuar nga socialistët në këtë komision.

“Në mbledhjen e grupit të PS kemi diskutuar dhe për kërkesën e ardhur nga grupi i PD për ngritjen e komisionit të Reformës zgjedhore. Të dy bashkëkryetarët do të formojnë dhe formulojnë projektvendimin. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm. Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura