Si do ndikojë nga sot Hëna e Re? Astrologia tregon detajet që duhet të dijë çdo shenjë horoskopi

May 22, 2020 | 22:44
SHPËRNDAJE

Astrologia Krisanthi Kalogeri tregon parashikimin e të gjitha shenjave të horoskopit dhe kush është më e favorizuar nga “Hëna e RE”.

Screenshot_10-29

Dashi

Është momenti të realizojnë dëshirat e tyre. Do të kenë një takim me persona të rëndësishëm, që do të ndikoj në jetën e tyre. Do të kenë një marrëveshje të rëndësishme këtë kohë.

Demi

Të përqendrohen në karrierën dhe financat e tyre. Është momenti të shpërblehen për punën e tyre. Të kujdesen për të ardhurat ekonomike dhe të mos bëjnë shpenzime të tepërta

Binjakët

Binjakët do të kenë të reja në çdo fushë, si në jetën personale dhe profesionale. Ata janë në një situatë kaotike dhe nuk i përceptojnë saktë gjërat. Ata janë larg realitetit, kryesorja është që duhet ta kenë fokusin në karrierë, aty janë problemet më të mëdha. Do të bëjnë gabime në fushën profesionale

Gaforrja

Duhet të bëjë lëvizje intime, të mos i nxjerrë hapur planet që ka. Kanë takime në jetën personale dhe profesionale. Duhet të përfitojnë nga shanset për zhvillimin e biznesit dhe të ardhurat e tyre. Largime të shkurtra do të ishin mirë për ta.

Luani

Të përqendrohen në bashkëpunimet profesionale. Është momenti të promovojnë punën, biznesin dhe të tregohen të jenë të kujdesshëm në investimet që do të bëjnë. Por bashkëpunimet që do të kenë, do të jenë frytdhënëse

Virgjëresha

Ka zhvillime në karrierën e tyre. Stabilitet, njohje, marrëveshje dhe të reja. Marrëdhëniet mund të jenë pak problematike. Ata që janë të lindur nga 12 në 15 shtator, ekziston mundësia të bëjnë gabime në marrëveshjet dhe marrëdhëniet që do të bëjnë. Jeta tyre emocionale ka një larmi, disa kanë takime të papritura, disa kanë probleme të tjera.

Peshorja

Një Hënë e Re shumë favorizuese për të. Hapen perspektiva të reja, do të krijohen interesa të reja për hobet. Megjithatë ekziston tendenca të bëjnë gabime. Duhet të jenë sa më të përqendruar në punët e tyre dhe sa më të përpiktë.

Akrepi

Kërkon që të përqendrohen në çështjet personale dhe për pronën. Të tregohen bindës, të kontrollojnë sjelljen e tyre. Ata kanë të gjithë talentet, për t’i sjellë gjërat aty kur ato duan. Lëvizjet dhe investimet që duhet të bëjnë ata, të tregohen të kujdesshëm. Janë të talentuar, kanë dhe elemente favorizuese. Nga ana erotike është mirë, ka një lebito të mirë dhe marrëdhënia do të jetë e zjarrtë.

Shigjetari

Do të ketë shumë bashkëpunime, do të bëjnë takime të rëndësishme. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të trajtojnë saktë problemet, që do të lindin në familjet e tyre, për të shmangur situatat kaotike.

Bricjapi

Duhet të bëj disa veprime korrigjues dhe t’i përshtasë vetes një mënyrë më të mirë jetese. Duhet të përqendrohet në shëndetin e tyre. Do të ketë njohje të reja në mjedisin e punës.

Ujori

Ujori është i favorizuar, do të ketë mundësi unike për jetën e tyre personale dhe profesionale. Një dashuri e re do të shfaqet për të. Duhet të jenë shumë të kënaqur në investime, duhet t’i japin rëndësi dhe detajeve.

Peshqit

Tregoni dinamizmin tuaj dhe shfaqni ndikimet emocionale, që ju largojnë nga realiteti dhe të keni një ide më të saktë, për atë që po ndodhë. Qëndroni realist. Të përfitojnë nga shanset që të ofron kjo Hënë e Re, sepse ka shumë shanse./tch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura