Si do mbështetet bujqësia në mandatin e tretë/ Qeveria jep 70 milionë euro për naftën e 0 TVSH për makineritë

Sep 16, 2021 | 9:06
SHPËRNDAJE

Qeveria synon që me programin e saj t’i japë një dorë zhvillimit të bujqësisë, duke ofruar mbështetje financiare dhe lehtësi fiskale për këtë sektor. Për katër vitet e ardhshme, qeveria synon të vijojë me politika e saj për të rritur cilësinë e jetës në fshat dhe për të diversifikuar hapësirat e mundësitë për aktivitet ekonomik.

Bujk-780x439

Ajo parashikon të nxisë rritjen e ndërveprimeve ekonomike e sociale përmes vijimit të investimeve në ujësjellës-kanalizime, energji elektrike, shërbime shëndetësore e arsimore, infrastrukturë rrugore dhe në përmirësimin e teknologjisë e njohurive prodhuese.

Qeveria në programin e saj thekson se do të vazhdojë orientimin e investimeve në shtimin e zinxhirit të vlerës në agro-përpunim dhe lehtësimit të marrëveshjeve tregtare.

Po ashtu, në programin e saj për katër vitet që vijnë qeveria thekson se do e mbështesë fshatin me: “Mekanizma mbështetës për rritjen e numrit të bizneseve agroturistike dhe bujtinave politikave nxitëse dedikuar emigrantëve, të rinjve dhe rritjes së përfshirjes së grave në sektor”. “70 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët nëpërmjet naftës pa akcizë dhe skemave kombëtare të mbështetjes.146 milionë euro mbështetje nëpërmjet programit IPARD III; TVSH zero për: makinat bujqësore si në import ashtu dhe brenda vendit; 27 zëra doganorë të peshkimit; rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferët, motorët e anijeve etj., në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi; Tarifa zero për regjistrimin dhe vaksinimin e detyruar të blegtorisë; Blerja e gazoilit nga anijet e peshkimit me 0 akcizë, 0 taksë karburanti dhe 0 taksë karboni; o tatim fitimi 5 për qind për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, thuhet në program.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura