Si do lëvizim sot dhe nesër? Ministrja Manastirliu nxjerr urdhrin për ‘izolimin’ e fundjavës

May 23, 2020 | 7:47
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që edhe kjo fundjavë do të jetë e kufizuar.

manastirliu

Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00.

Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

1 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura