Si do jetë moti nesër? SHMU: Ja sa shkojnë temperaturat të premten

Nov 14, 2019 | 15:35
SHPËRNDAJE

moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e premte në vend parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. 

Reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët do ketë përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndimt të vendit.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-8m/sek, gradualisht era fiton shpejtësi dhe me rrahje në bregdet 15-20m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 5ºC deri në 17ºC

zonat e ulëta 8ºC deri në 23ºC

zonat bregdetare 11ºC deri në 24ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura