Si do jetë moti këtë fundjavë? Sinoptikanët kanë lajme të mira: Pavarësisht temperaturave me minus…

Feb 28, 2020 | 15:12
SHPËRNDAJE

pjimage (2)

Nëse keni plane për këtë fundjavë, sinoptikanët thonë se pritet që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm.

Ndaj ky eshte nje lajm i mire qe nuk i prish planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e pasdites.

Por pritet që temperaturat e mëngjesit të jenë të në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi shpejtësi mesatare deri në 5m/s.

Edhe dita e Diel do të nisë me mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.

Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intesitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura