Si do gjurmohen me GPS tatimorët që do shkojnë për kontroll tek bizneset, do u matet koha e qëndrimit dhe…

Jun 3, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.tatimet

Sistemi i ri që synohet të zbatohet do të ketë në fokus përmbushjen e planit të inspektimeve duke mos lejuar daljen jashtë zonës që u është caktuar apo qëndrimin më të gjatë sesa koha e planifikuar pranë një biznesi specifik.

Sipas dokumenteve nënvizohet se sistemi duhet t’i japë zgjidhje problemit të monitorimit të inspektorëve në terren duke ofruar një aplikacion (app) të instalueshëm në pajisjet e inspektorëve, app i cili përveç se do t’i ofrojë inspektoreve një  pamje të qartë të punëve që duhet të kryejnë, duhet të monitorojë çdo lëvizje të tyre në terren në kohë reale nëpërmjet GPS.

“Gjithashtu aplikacioni duhet të mundesojë raportimin për çdo inspektim të kryer në kohë reale nëpërmjet lidhjes me internet (4G/wifi/etj). Sistemi gjithashtu duhet të ofrojë dhe një modul qendor ku të bëhen të mundura regjistrimi dhe konfigurimi i zonave të kontrollit dhe urdhrave të punës, si dhe të përcaktohen inspektorët që do kryejnë urdhrat e punës. Sistemi qendror duhet të ofrojë mundësinë e konfigurimit të njoftimeve (alerts) bazuar në kushte specifike, për shembull kur një inspektor del nga zona mbulimit, si dhe ndjekjen në kohë reale të vendndodhjes dhe itinerareve të përshkruar nga inspektoret tatimore (live tracking).

Sistemi qendor do ofrojë raporte historike në lidhje me gjithë inspektimet e kryera për të thjeshtuar kështu planifikimin dhe ndjekjen e punëve të inspektorëve në terren” thuhet në dokument.

Sistemi i gjurmimit të inspektorëve do të prokurohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për llogari të Tatimeve me një fond limit prej 106 milionë lekë. Ky sistem thuhet se do t’i shërbejë administratës tatimore edhe në funksion të përmirësimit të luftës ndaj informalitetit një nismë kjo e aktivizuar dukshëm vitin e shkuar. Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura