“S’i bëri dot as Enver Hoxha”- Rama në hapjen e “Bypass”-it të Tepelenës, kujton batutën me Golik Jaupin, ndërhyn Tërmet Peçi: Veprat i bëri Komandanti im, jo….

Jul 13, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në hapjen e Bypass-it të Tepelenës, të cilin e ka quajtur si një ndër veprat e rëndësishme të infrastrukturës kombëtare.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Bashkisë së Tepelenës, kryeministri Rama është shprehur se: “Trashëguam ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”.

Kryeministri ka kujtuar dhe kërkesën që i kishte bërë këngëtari i njohur Golik Jaupi për premtimin e rrugës së Kurveleshit, ku sipas Ramës ai i kishte thënë se këtë rrugë nuk e kishte bërë dot as ‘Komandanti i madh”, Enver Hoxha.

Por direkt ka ndërhyrë, Termet Peçi i cili ka thënë se këto vepra i bëri realitet, “Komandati i tij, Edi Rama”.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se tashme falë investimeve Tepelena nga xhep fallso që ishte, po shndërrohet në një paketë turistike e plotë për të huajt dhe vendasit.

Kryeministri tha se do punohet që të lidhet Gjirokastra me Himarën dhe që garantohet dalja në det. “I thashë unë tani kjo do behët. Edhe dalja në det e Tepelenës lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës me Himarën. Kështu që ka paketa turistike bëhet e plotë. Dhe ti këtu nga xhep fallso kthehesh në nyje zhvillimi”, u shpreh Rama.

Diskutimet gjatë inaugurimit

Edi Rama: Të kujtohet atëherë kur erdha dhe inauguruam rrugën e Kurveleshit, dolën ata që këndonin atje, me thotë ai gjigandi Golik Jaupi,: Aman mos e thuaj këtë se as Komandanti i madh (Enver Hoxha) nuk e bëri dot.

Termet Peçi: Po ja që e bëri komandanti im, s’e bëri komandati i tij.

Edi Rama: I thashë unë tani kjo do behët. Edhe dalja në det e Tepelenës lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës me Himarën. Kështu që ka paketa turistike bëhet e plotë. Dhe ti këtu nga xhep fallso kthehesh në nyje zhvillimi.

Termet Peçi: Po do jemi porta hyrëse, ja thash edhe shefes.

Edi Rama: Ishe xhep fallso kur u bërë kryetar bashkie, kishe një grumbullim banesash në anë të një shtegu dhish që kalonin këtu, po në vend të dhive ishin makinat. Tani shikoje dhe prit se s’ka mbaruar.

Termet Peçi: Te them që kryetar bashkie ka patur shumë të mirë, do vijnë dhe shumë më të mirë se unë, por kryeministër që të marrin përsipër dhe të bëjnë realitet gjithë këto vepra… Kjo është një gjë që duket, fshati që duket s’do kallauz./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura