Si bashkohet PD? Alibeaj: Demokratët duhet të kenë një kandidat në zgjedhje. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi

Oct 7, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj në një intervistë për News24, thotë se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023.

Alibeaj-3-675x450

Sipas tij, lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, tha Alibeaj.

I pyetur se si bëhet bashkimi i Partisë Demokratike, Alibeaj u shpreh se baza demokrate është manipuluar.

Ai ndërkohë tha se është i hapur për të diskutuar brenda opozitës për një draft të reformës territoriale.

“Ne jemi të hapur për të diskutuar për territorialen mes opozitës. Prej kohësh ne kemi kërkuar që të kemi një produkt të përbashkët”.

Alibeaj duke komentuar akuzart për financimet ruse të PD, tha se Basha është hetuar për këtë çështje, dhe se non-grata e Berishës është politike.

“Duhet të vendosen filtra për financimet e partive politike. Raporti për financimet ruse, nuk do të thotë asgjë. PD nuk ka qenë kurrë një seli e financuar nga rusët. Basha ka qenë i pari që ka çuar në prokurori çështjen dhe prokuroria ka hetuar dhe ka një vendim për Bashën”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura