Si Atif dhe Ganimete Toptani shpëtuan familjen hebreje nga gjermanët/ Ja truku që përdorën ndaj ushtarëve nazistë për t’i mbrojtur deri në fund të luftës    

Jan 27, 2022 | 21:13
SHPËRNDAJE

Gjatë Pashkës hebreje në prill 1941, nazistët bombarduan qytetin e Sarajevës. Një bombë bie në shtëpinë e familjes Altarac. Ata ishin strehuar atje si refugjatë nga Beogradi. Si pasojë e sulmeve vriten gjyshja dhe vajza më e vogël Lea.familja toptaniiiFamilja kthehet në Beograd pas funeralit. Atje ata zbulojnë se gjermanët kishin pushtuar qytetin. Në të gjithë Beogradin kishte postera që paralajmëronin qytetarët që të mos i ndihmonin hebrenjtë. At Altarac arrestohet dhe dërgohet në një kamp përqendrimi, familja fillimisht ikën në Shkup të  Maqedonisë. Ata detyrohen të ikin në Shqipëri.4gioco

Si hebrenj ata marrin mbështetje nga shqiptarët. Jasa Altarac, djali shtatëvjeçar, kujton një fermer të vjetër që i tregonte për të korrat e mira të atij viti. Fermeri plak tha: “Allahu e di që ne i fshehim hebrenjtë këtu dhe prandaj kemi nevojë për ushqim shtesë. Kjo është arsyeja pse ne kemi një vit të mirë korrjesh”.Toptani

Në shtator 1943, Italia u dorëzua dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë. Familja Altarac e dinte se në atë moment ata ishin në rrezik të madh dhe se duhej të fshiheshin vërtet. Por ata u ndihmuan nga Atif dhe Ganimete Toptani nga Tirana që kishin një shtëpi edhe në Kamëz, jashtë kryeqytetit, shkruan media holandeze, DeKanttekening.

toptaniiiiiiiii

Babai i Ganimetes kishte qenë ambasador i Shqipërisë në Vjenë. Madje, ata kishin kontakte të mira me ish-mbretin por edhe me pushtuesit gjermanë. Miriam Altarac fillon të punojë si rrobaqepëse. Një ditë, Ganimete Toptani i kërkon Miriam Altaracit të vijë në shtëpinë e saj në Tiranë për të marrë masat e rrobave për familjen.

4gioco

Duke biseduar Ganimete e kupton që Miriami është hebreje dhe kujdeset për fatin e saj. Ganimete i kërkon Miriamit të kthehet rregullisht dhe i jep gjithmonë ushqim për familjen. Në shkurt 1944, Ganimete i tregon Miriamit se ajo ka dëgjuar që gjermanët po planifikojnë të grumbullojnë hebrenjtë mes kryeqytetit. Bashkëshorti i Ganimetes, Atifi arrin të kalojë familjen Altarac jashtë qytetit në pronën e tyre në Kamëz. Familja e pasur Toptani kujdeset që hebrenjve të mos u mungojë asgjë.

2fucile

Megjithatë, hebrenjtë e fshehur nga Atif  dhe Ganimete Toptani për pak sa nuk u zbuluan në një rast nga gjermanët. Forcat gjermanët zbarkojnë krejt papritur teksa familja Toptani dhe Altarac ishin duke ngrënë. Atifi i prezanton hebrenjtë tek gjermanët si të afërm të largët. Duke qenë se familja Altarac fliste rrjedhshëm gjermanisht, gjermanët nuk dyshuan se ata ishin vërtet hebrenj. Ndërsa një herë tjetër, në gusht të vitit 1944, gjermanët filluan kontrollet e shtëpive në disa familje shqiptare që dyshoheshin se fshihnin hebrenjtë. Ata gjejnë Meir dhe Jasa Altarac dhe fillojnë t’i marrin në pyetje, duke dyshuar se janë hebrenj.

5stradaDuke kuptuar se të ftuarit e tyre janë në rrezik, Atif dhe Ganimete iu kërkojnë gjermanë të ndërpresin marrjen në pyetje familjen Altarac duke ua bërë të ditur me zë të lartë se Meir dhe Jasa janë të afërm të tyre. Madje familja Toptani kishte gjetur edhe një strategji për të mbrojtur familjen hebreje. Në shtëpinë e tyre ata kishin vendosur qëllimisht materiale propagandistike naziste.764650Me siguri, një shtëpi me kaq simpati për nazistët nuk do të mund të fshihte hebrenjtë. Strategjia funksionon dhe familja Altarac arrin t’u shpëtojë gjermanëve. Ata vazhduan t’u sillnin ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme deri në fund të luftës. Dhe kështu Altaracët i mbijetuan luftës. Në korrik të vitit 1992, Atif dhe Ganimete u nderuan nga Izraeli me titullin e Nderit “Të Drejtat e Kombeve”, një titull që jepet për jo hebrenjtë që i  ndihmuan ata të mbijetonin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura