Si arriti Armina të bëjë për vete supermbesën, pas injorimit të gjatë

Apr 2, 2016 | 23:00
SHPËRNDAJE

Më shumë se para një viti, Armina Mevlani nuk arriti të shkëmbente dot as një përshëndetje me Dasara Malltezin, mbesën e të dashurit të saj, Shkëlzen Berisha, djalin e vetëm të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të gjendura të dyja në inagurimin e ateliesë së fustaneve të nusërisë së Aurela Hoxhës, dy vajzat e njohura të rrjeteve sociale, secila në mënyrën e vet, nuk e përfillën njëratjetrën, duke lënë të kuptohej se Armina ende nuk ishte prezantuar me familjen Berisha.

Ky moment tërhoqi shumë vëmendjen mediatike dhe u komentua pa fund. Por Dasara, edhe pse njihet si tip shpërthyes që nuk ta përton nëse do të thotë atë që mendon, për Arminën nuk ka folur asnjëherë në publik diçka të keqe.

414e96e2-983f-43af-8076-5bc97ace5469---0-

Por si me magji, për pak më shumë se një vit, gjërat kanë ndryshuar në favor të ish-missit Mevlani. Pak ditë më parë u shfaq në të njëjtën tavolinë me familjen Berisha, që linte të kuptohej se më në fund Armina është pranuar në familjen e tyre, pas divorcit të Shkëlzenit nga ish-gruaja.

Pak ditë pasi blogerja e mori Shkëlzenin në ditëlindjen e shoqes së saj më të ngushtë për të festuar së bashku në shtëpinë e saj, duket se punët mes çiftit kanë shkuar shumë për mirë, pasi ajo u shfaq duke pozuar me vjehrrën, Liri Berisha, supermbesën Dasara Malltezi dhe pa dyshim me Shkëlzenin, si gjithmonë.

armina-1

Tashmë, aplikacioni snapchap ka depërtuar brenda familjes së ish-kryeministrit, teksa një natë më parë, përmes postimeve në kohë reale, kemi parë një drekë mes të afërmve të Shkëlzenit. Bëhej fjalë për një festë ditëlindjeje, në të cilën Armina shihej e miqësuar me Liri Berishën, e po ashtu me Dasarën.

Tri vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveçse po bashkëjetojnë, flitet se po bëjnë plane për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe për të bërë kështu hapin e madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura