Shyqyri Çoku: Nuk e kam torturuar At Zef Pllumin. Ja porosia e gruas

Dec 18, 2015 | 10:50
SHPËRNDAJE

I akuzuar në Kuvend se kishte dekoruar njerëz që kishin persekutuar dhe torturuar të dënuar politik gjatë diktaturës kryeministri dhe më herët edhe ministrja e Mbrojtjes njoftuan tërheqjen e këtyre medaljeve dhe po ashtu edhe fillimin e punës për një ligj që nuk do lejonte më që kjo të përsëritej.

Kreu i qeverisë Edi Rama këmbënguli se bëhej fjalë për një gabim dhe se ky vinte si pasojë e një ligji të miratuar në vitin 1994 që i kishet klasifikuar këta persona si veteranë të kategorisë së parë dhe fajësoi për këtë paraardhësin e tij Sali Berisha.

Shyqyri Çoku/ Sami Repishti
Shyqyri Çoku/ Sami Repishti

“Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin, edhe gjithë punën e nevojshme, jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Sali Berishës, me vendimet e Sali Berishës, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”, tha Rama në fjalën e mbajtur në Parlament.

Ndërkohë ka folur për herë të parë edhe Shyqyri Çoku, i akuzuar se ka torturuar At Zef Pllumin dhe Sami Repishtin.

Nga shtëpia e tij në Shkodër, Çoku thotë për “Shekullin” se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin, kurse Repishtin nuk e njeh fare.

“At Zef Pllumin e kam njohur pasi ky, në bashkëpunim me një prift tjetër, do të arrestoheshin në Jugosllavi dhe i kanë kapur forcat dhe i kanë sjellë në degën e brendshme. Aty, kryetari i degës, më ka thirrur dhe më thotë se këta të dy kanë dashur të arratiseshin, e pranuan dhe nuk pati asnjë akt dhune nga ana ime. Unë thjesht kam mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, duke shkruar atë që ai thoshte dhe nuk e kam torturuar. Ai nuk ka pasur asnjë akuzë tjetër, pasi kishte qëllim që të shkonte në Vatikan. Kurse Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjëherë dhe as e kam patur në hetim”.

shyqooo

Çoku thotë se ai gjithmonë ka zbatuar ligjin.

“Kur vinte dikush nga kolegët në zyrën time, shihnin një xham ku kisha foton e tre fëmijëve të mi. Habiteshin dhe më pyesnin se çfarë ishte ajo. U thoja se më ka porositur gruaja që të shikoja mirë ligjin që të mos i merrja fëmijët në qafë. Gjithçka sipas ligjit”. /Shekulli/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura