“Shyqyr që mbaroi aty”- Fifi rrëfen marrëdhënien me Granit Canën pas daljes nga Big Brother: S’do funksiononte! Se di pse quhet mëkat …

Jan 17, 2022 | 14:30
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Fifi ka treguar se mes saj dhe modelit Granit Canën, s’ka asgjë më shumë se sa miqësi.

FIFI GRANIT CANA (3)

Ajo zbuloi se “e ka shumë xhan” Granit Canën, por një lidhje mes tyre nuk do kishte funksiononte, duke shtuar se “shyqyr mbaroi aty”.

Këngëtarja u shpreh se vijnë nga dy botë të kundërta dhe nuk e kupton pse është mëkat të pëlqesh dikë.

fifi (3)

“Granitin e kam shumë shokë, e kam shumë xhan. Jemi takuar shumë herë dhe jam e lumtur që kam njohur dikë si ai, pavarësisht se ç’ka ndodhur brenda. Nuk e di pse quhet mëkat që dikush të ketë qejf dikë. S’kam bërë vetëm unë pas atij, të dy kemi bërë për njëri-tjetrin. Por gjithsesi nuk ma marr mendja që nëse unë do kisha pasur një lidhje me Granitin, do funksiononte. Jemi të dy botë krejt të kundërta me njëri-tjetrin. Shyqyr që mbaroi aty ku duhet të mbaronte”, tha ajo në “Fan Club”.

fifi granit feste

Modeli dhe Fifi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin në BBV. Mes tyre u pa një pëlqim, por Granit Cana “u tërhoq” duke thënë se nuk e shihte më shumë se sa shoqe këngëtaren. Dyshja janë parë shpesh me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia e famshme, duke qëndruar miq të mirë.

fifi granit feste2 fifi-1 fifi granit (1) graniti fifi fifi granit cana (2) fifi granit cana (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura