“Shushunja që për mirësjellje ta fusin”- Stresi i del në mbrojtje Roza Lati pasi iu fut në shtrat dhe i dërgon mesazh Kejsit: Pse mërzitesh? Ke dalë e nderuar..

Feb 24, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

Risjellja edhe njëherë e historisë së bujshme të arrestimit të Stresit nga Roza Lati, acaroi ish të fejuarën e reperit, Kejsin.

Kjo e fundit e konsideroi si një cenim të jetës së saj private dhe se moderatorja po tallej me vuajtjen e saj.

Por Stresi i ka dalë në mbrojtje Rozës, duke u shprehur se në këtë mënyrë ajo demaskoi, sipas tij, të gjitha shushunjat që të hipin në qafë.

“Gjithmonë vipat e hajnë kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza që personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, të hipin në qafë dhe ta fusin madje,”- shkroi ai në Instagram.

Ndërsa i dërgoi një mesazh edhe ish të fejuarës së tij, duke e pyetur pse u mërzi pasi nga ky emision doli e nderuar.

“Pse mërziteni? Ju keni dal të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shumë i pastër nga kjo ironi. Show është Show,”– shtoi reperi.

I gjithë skeçi u realizua gjatë emisionit “Why Not” të Roza Latit, ku moderatorja luajti rolin e një fanse të Stresit duke iu futur në shtrat pa dijeninë e tij.

Më pas aty vjen policia dhe arreston reperin, ndërsa Roza fillon dhe bërtet: “Më ka përdhunuar.”

LEXO: “Stresi më përdhunoi”- Roza Lati i futet në shtrat reperit dhe nxeh keq Kejsin: Të tallesh me vuajtjet e të tjerëve … 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura