Shumica rrëzon testin e drogës, Braho: PD, e pabesë, taktikë mizerabël

Nov 26, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

Shumica në Kuvend, duke e quajtur të finalizuar me sukses projektligjin për dekriminalizimin ka rrëzuar edhe tentativën tjetër të PD-së për futjen e testit të drogës.

brahoKreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho e ka çmuar të pavend tendencën për të tejzgjatur farsën e diskutimeve, duke shtuar kërkesa e PD për sjelljen e amendamentit që përfshin testin e drogës është jonormale, taktikë mizerabël dhe e pabesë.

“Duhet të theksojmë se cfarë risie sjell ky ligj dhe të heqin dorë nga frazeologjia që ia bën kokën dhallë mbarë opinionit. Jemi në situatën se përfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe vetë projektligji është përshëndetur gjerësisht, është bërë një punë e paqme, me nivel dhe me rëndësi jo vetëm politike, por edhe profesionale. E gjej pa vend tendencën për të tejzgjatur farsën e diskutimeve, turravrapin për të marrë flamurin e autorësisë dhe akuzat që bëhen. Ne kemi përfunduar një proces mjaft të rëndësishëm dhe historik, mjaft më me gjëra që s’i vlejnë procesit, qëndrimi i papërgjegjshëm dhe kërkesa për të sjellë dy amendamentet, si dhe testi i drogës nuk janë normale, janë lojëra taktike mizerabël e të pabesa ndërkohë që ky kapitull është mbyllur njëherë e mirë”- tha Braho nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar të kalohet pa humbur kohë në votim.

Halimi 

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi nënvizoi problemet me të cilët u përballën ekspertët e e PD në fazat që kaluan gjatë hartimit të projektligjit.

“Problemi teknik qe kishin ekspertet e PD ishte ceshtja e identifikimit te personave se ne Shqiperi individët me rekorde kriminale mbanin më shumë se dy emra dhe identiteti i tyre ishte i pamundur për t’u zbuluar pa shenjat daktiloskopike, shenjat e duarve që rregjistrohen në autoritetet e huaja”- tha Halimi, duke sjellë në kujtesë rastin e deputetit Frroku, me emrin e dytë besnik Morina.

“Në listen e 140 deputetëve dhe 61 kryetarëve të bashkive ne nuk nuk kemi asnje me emerin Besnik Morina, Kastriot Heba, etj, por ata figurojne qe jane ketu mes nesh”- tha Halimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura