“Shumë trauma për vite me radhë”- Vesa Luma zbulon se është bullizuar: E kisha mbyllur brenda në zemër, por më vrau shumë … Jep mesazhin për prindërit

Feb 21, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Video e një djali 9-vjeçar që iu luste nënës së tij t’i jepte një litar për të vrarë veten pasi u ngacmua në shkollë, ka nxitur Vesa Lumën të tregojë se është bullizuar.

Këngëtarja zbuloi se kjo ishte një temë që e kishte mbyllur brenda në zemër, por video e djalit Quaden, i cili ngacmohej për shkak të gjatësisë e vrau shumë.

Vesa pranoi se është bullizuar në shkollë dhe kaloi tramua të mëdha që i kaloi me mbështetjen e familjes së saj.

Vesa Luma: “Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë… Deri vonë nuk e kam kuptuar pse, shumë trauma për vite me radhë, të cilat vetëm familja ime është mundur ti përballojë me mua. Nejse ndonjë rast tjetër do ketë për të folur për këtë temë që në fakt ishte mbyllur brenda në zemër. Por më vrau shumë ajo video.”

Këngëtarja kishte edhe një mesazh për prindërit.

Ajo u kërkoi që të flasin me fëmijët sapo ato të kthehen nga shkolla për të kuptuar çfarë ndodh me ta.

Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth,”- shkroi ajo.

LEXO: Pasojat e ngacmimeve në shkollë, 9-vjeçari i kërkon nënës së tij litar për të vrarë veten: Dua që dikush të më vrasë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura