Shumë shpejt, Shqipëria me listën kombëtare të profesioneve

Oct 7, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

Shumë shpejt Shqipëria do ketë listën kombëtare të profesioneve dhe përshkrimit të tyre specifik, e cila do t’i shërbejë biznesit dhe orientimit të politikave qeverisëse në Arsimin Profesional.

Kjo, falë marrëveshjes që është nënshkruar sot me UNDP-në. Ajo me mbështetjen financiare të qeverisë zvicerane do ndihmojë vendin tonë që të ketë një listë të profesioneve të standardizuara.

me UNDP
Ministri Blendi Klosi, tha se falë kësaj liste që do të hartohet, do bëhet e mundur jo vetëm identifikimi i profesioneve, por edhe certifikimi i tyre, duke i afruar me standardet europiane të punës. 

“Duhet që koncepti që “di t’i bëj të gjitha” të marrë fund dhe gjithsecili të ketë profesionin e tij të standardizuar me karakteristikat specifike dhe të përcaktuara nga tregu i punës. Që sot do të fillojë një punë e detajuar për të pasur profesione specifike në Shqipëri. Ne edhe në kuadër të arsimit profesional dhe të zhvillimeve në Shqipëri, po përpiqemi të kemi një hartë të plotë të interesave të biznesit”, – tha Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura