“Shumë qytetarë kanë pasur probleme me e-Albania”- Kryeministri Rama: Sot dhe nesër, Policia e Shtetit të tregohet më…

Mar 30, 2020 | 19:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se shumë qytetarë nuk kanë mundur të aplikojnë tek faqja qeveritare e-Albania, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që sot dhe nesër të mos vendosin gjoba.

edirama

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë nëpërmjet telefonit, kreu i qeverisë tha se shqiptarët në tërësi po i zbatojnë rregullat.

Edi Rama: Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura