Shumë më tepër se një degë… Brandi OTP prezent në zemër të Tiranës!

Oct 25, 2019 | 12:06
SHPËRNDAJE

Banka OTP Albania përuroi dje, në dt 23 tetor 2019 degën më të re në Rrugën Ismail Qemali, Zona e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit me rrugën Vaso Pasha.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit të saj, u mbajt një ceremoni e prerjes së shiritit, moment që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të OTP Bank Albania për zgjerim, forcim, dhe rritje të prezencës në treg.

Capture

Inaugurimi i kësaj dege pason hapjen e degës dy javë më parë në autostradë me qëllimin për të shërbyer sa më afër dhe më mirë klientëve biznes të kësaj zone. Hapja e kësaj dege në Autostrade ishte moment emocional për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e bankës, pasi kjo ditë shënoi edhe nisjes e fazës së zgjerimit të komunikuar që në muajt e parë të vitit e vënë në jetë pa e përmbyllur ende vitin e parë si OTP Bank.

Në vijim, brenda një harku të shkurtër kohor vjen hapja e degës së dytë me OTP Brand, dega Referencë në Bllok, e cila plotëson në shumë dimensione vizionin e bankës. Ky vizion përkufizohet si misioni ynë për shërbimin sa më cilësor ndaj klientëve, si evidencë të aspiratës afatgjatë për t’u rritur më tej në tregun shqiptar si dhe si ilustrim të prirjes së Grupit OTP për investime teknologjike në funksion të bankës së të ardhmes.

Ceremonia e inagurimit në degën e Bllokut shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të Bankës të cilat do jenë të shumta në këtë kuadër edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Capture

Të pranishëm për të përuruar këtë risi arkitekturore dhe një bizhu për zonën e Bllokut, ishin drejtuesit e lartë të bankës dhe punonjës të saj, në shoqërinë e klientëve të vyer dhe besnikë të bankës. Gjithashtu, në këtë ceremoni të veçantë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Eduard Shalsi, Minister Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjës, kolegë të Bankës së Shqipërisë dhe të Shoqatës së Bankave, etj.

“Sot jemi në zemër të Tiranës, në Bllok dhe po inaugurojmë së bashku një pikë strategjike të rrjetit tonë të Degëve, duke besuar fort se shumë shpejt kjo degë do bëhet Referencë, në çdo pikëpamje!”, tha Z. Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania. Më tej ai shtoi “Hapja e kësaj dege nuk është fundi i ekspansionit tonë. Degë të tjera do të hapen së shpejti.

Ne duam të jemi sa më prane jush, duke rritur numrin e Degëve, numrin e ATM si dhe duke investuar në digjitalizim. Grupi OTP që në ardhje në tij, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend. Përkushtimi ynë përformohet mjaft mirë edhe ndërsa shohim rezultatet e bankës deri tani: pesha e tregut për kredi-dhënien është rritur ndjeshëm duke arritur në nivelin 10.3%, gjë që forcon pozitën e bankës si e katërta më e madhja për këtë indikator. Po ashtu numri i klientëve që zgjedhin bankën tonë është rritur dhe në të njëjtën periudhe banka regjistroi dhe fitimin neto më të lartë të historikut të saj”.

Në OTP Bank Albania, ne e kuptojmë se nevojat e klientëve për bankat kanë ndryshuar ndjeshëm. Ne po punojmë së bashku me klientët tanë duke ndjekur rekomandimet dhe kërkesat e tyre, për të siguruar degë të reja, më shumë Automate dhe për t’iu ofruar klientëve zgjedhje në mënyrën se si ata kryejnë veprimet bankare. Dega jonë e re në zemrën e Tiranës u ofron klientëve si mundësinë të shërbehen nga një punonjës banke, ose të përdorin shërbime bankare vetë-shërbimi për t’iu përshtatur nevojave të tyre.

Dega e re ofron një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që shërbimi të jetë brenda kërkesave të vetë klientëve dhe duke u përputhur me standardin e kohës dhe të Grupit OTP. Është menduar edhe për fëmijët, duke i kushtuar një hapësirë të posaçme për argëtim, teksa prindërit kryejnë veprime bankare. Kjo degë e re do të jetë e hapur nga e Hëna në të Premte nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura