“Shumë individë paguhen jashtë sistemit bankar”/ Zv.ministrja e ekonomisë bën bilancin e strukturës antiinformalitet: Ja sektorët më problematikë

May 16, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Vasilika Vjero ka bërë një bilanc të strukturës antiinformalitet që është ngritur në muajin dhjetor.

Në një konferencë për mediat, Vjero evidentoi sektorët problematikë për deklarimin e pagave të punonjësve.

Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm si i sigurimeve, tregtisë, ndërtimit. Kemi vënë devijime në sigurime për deklarimin e pagës. Janë evidentuar rreth 150 punëmarrës që konsiderohen si agjentë sigurimi dhe përfitojnë bonuse. Ne mendojmë që nuk janë bonuse por pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Kontrollet tona janë edhe tek individët. Nga intervistimet e para dhe kontaktet vërejmë se këta individë paguhen jashtë sistemit bankar dhe paga e tyre është tejet e ulët jo vetëm për sektorin por edhe për të justifikuar mënyrën e jetesës së individëve.

Kemi arritur që 52% e pozicioneve të punës janë ulur. Është ulur me 23% numri i pozicioneve të punës me pagë minimale. Paga mesatare gjatë muajit mars, është 10517 për të gjithë tatimpaguesit. Kemi rritje të mirë dhe për sigurimet shoqërore e shëndetësore si për tatimpaguesit dhe të gjithë të tjerët kanë reaguar pozitivisht me pagesat e kontributeve. Është rritur numri i tatimpaguesit që deklarojnë rritje të pagës në 58%.

Për të gjithë numrin e tatimpaguesve kemi rritje pozitive. Është arritur reduktimi për punonjësit me pagë minimale për periudhën janar-mars nga 71.9% në 43%. Është një shifër domethënëse. Imagjino sa e madhe është mundësia pëër tatimpaguesve për t’u vetëkorrigjuar. Këto janë disa prej gjetjeve. Doja të theksoja që janë vendosur një sërë masash administrative, po ashtu janë bërë rivlerësime. Qëllimi i njësisë nuk është vetëm ashpërsimi i masave” – tha Vjero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura