Shuma e gjetur në banesën e gjyqtarit, avokati tregon burimin: Shkëlqim Miri vuan nga një sëmundje e rëndë dhe…

Nov 13, 2017 | 8:32
SHPËRNDAJE

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për arrest me burg ndaj gjyqtarit Shkëlqim miri, ka folur në një deklaratë për mediat avokati i tij, Ardian Visha.

Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për shumën e parave të gjetur në banesë.

shkelqim miri

Ai tha se gjyqtari është diagnostikuar në atë periudhë në Gjermani ku ka mësuar se vuante nga një tumor në kokë, për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale, dhe të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.

“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon. Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani  se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë.Nuk është paraja e tij e gjitha. Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij.  Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu. Para së gjithash kërkonim nga prokuroria të mbështeste në prova qëndrimin e saj e të interpretoi pse kontroll banese në nëntor për një ngjarje të ndodhur në maj? Parat e gjetura janë të familjarëve të gjyqtarit. Veprimi është i ligjshëm,” tha Visha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura