“Shullazi”, shtyhet për herë të 5-të seanca. Mbrojtja kundër prokurorit: Kanë humbur disa përgjime që…

Sep 11, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

Shtyhet per here te peste seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Shkak per shtyrjen e seances ne gjykaten e Krimeve të Rënda eshte bere zevendesimi i prokurorores Elizabeta Imeraj me Besim Hajdarmatajn.

“Panorama” raporton se Imeraj eshte komanduar prokurore ne prokurorine e Tiranes dhe per te perfaqesuar organin e akuzes ne seance eshte komanduar Besim Hajdarmataj.

shullazi-933x445

Nderkohe avokatet mbrojtes e kane kundershtuar kete vendim te prokurorise. Ata pretendojne se, ne kohen kur Hajdarmataj mbante postin e kreut te prokurorise se Krimeve te Renda kane humbur disa akte dhe pergjime qe jane kryer nga prokuroria per klientet e tyre.

Ne seance mungonte edhe prokurori tjeter Ened Nakuci per arsye shendetesore. Ne nje deklarte per mediat avokati i Shullazit, Ravik Gura kerkoi qe Hajdarmataj mos perfaqesoje organin e akuzes, pasi mbrojtja ka kerkuar edhe Hajdarmatajn te deshmoje ne gjyqin ndaj Shullazit dhe kater te pandehurve te tjere.

Seanca e radhes u caktua ne 25 shtator ne oren 09.00. Ne ambientet e jashtme te gjykates kishte masa te shtuara sigurie, ndersa Shullazi dhe te pandehurit e tjere nuk ishin prezent ne sallen e gjyqit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura