Shullazi pyet Ylvi Beqjan: A e ke çuar Jozefina Topallin në Arabi?

Jun 20, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Në seancën e sotme gjyqësore ku është ballafaquar Emiljano Shullazi dhe biznesmeni Ylvi Beqja është bërë objekt edhe ish-kryeparlamentarja Topalli, shkruan “Panorama”.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Parlamentar per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte vendosur nisja e procedures per ndjekje penale per tre deputetet socialiste Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi, per te cilet prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit te tyre si mundesi per vijimin e hetimeve per 21 janarin.

Shullazi i është drejtuar Beqjes me pyetjen: A e ke çuar Jozefina Topallin ndonjëherë në Arabinë Saudite?

Menjëherë biznesmeni i është përgjigjur me jo dhe ka shtuar se e gjitha kjo ka qenë një sajesë. “Absolutisht jo! Është sajesë”, ka thënë ai.

Por Shullazi ka vazhduar: “Zoti kryetar, se kur i duhej suport politik, u thoshte atyrë arabëve se pse nuk i bëni ftesë ju”.

Në këtë mënyrë, Shullazi pretendon se Ylvi Beqja ka pasur lidhje politike me ish-kryeparlamentaren.

PYETJA PER JOZEFINA TOPALLIN

Shullazi: Jozefina Topallin, e ke çuar ndonjëherë në Arabi?

Beqja: Absolutisht jo!

Shullazi- gjykatës: Ky kur donte të kishte ndonjë suport politik, u thoshte arabëve, pse nuk u bëni një ftesë për në Arabi.

Beqja: Është sajesë. Është e pavërtetë.

Shullazi: Në vitin 2015 jemi takuar ndonjëherë bashkë ne?

Beqja: Jo.

Shullazi: Po ish-shoferi i ministrit të Shëndetësisë, na e ke prezantuar ndonjëherë ti?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura