“Shullazi” në Apel, çfarë ndodhi në seancën që ishte programuar për sot

Jan 21, 2019 | 10:32
SHPËRNDAJE

Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij,  e cila ishte programuar për tu zhvilluar sot është shtyrë.

prokuroret e shullazit

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë një nga të pandehurit, Blerim Shullazi, i cili ka ndërruar avokat.

Avokati i ri i Shullazit, kërkoi kohë që të njihej me dosjen dhe të bënte mbrojtjen e klientit të tij.

shullazi-933x445

Po ashtu mësohet se nuk është bërë njoftimi i një prej viktimave të procesit, Jano Zakës, biznesmenin që dyshohet se ka kërcënuar grupi.

Seanca e radhës do të mbahet me 4 shkurt ora 09:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura