Shullazi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, ja dëshmia para prokurorit

May 22, 2016 | 8:41
SHPËRNDAJE

Avokatët e tre personave të arrestuar, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkojnë lirimin e të mbrojturve prej tyre.

Emiljano-Shullazi_0 (1)Për sa u përket të arrestuarve, avokatët pretendojnë ndër të tjera se, si vendimi i Shkallës së Parë, edhe ai i Apelit për Krimet e Rënda, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi për shtetasin Gilmando Dani urdhri i ndalimit ka dalë vetëm për dy vepra penale, ndërsa vendimi i gjykatës është dhënë për 6 vepra penale, duke iu shtuar gjatë kërkesës për caktimin e masës edhe 4 vepra të tjera.

Sipas avokatëve, një vendimmarrje e tillë nga ana e gjykatave është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, ndaj Gilmando Danit nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm, pasi atij nuk i është përmendur emri në asnjë rast për ndonjë episod ku është përfshirë dhe as nga deklaruesit nuk është përmendur.

Këtij pretendimi të mbrojtjes, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha përgjigje duke e arsyetuar se: Nisur nga dënimet e mëparshme që ka pasur bashkë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani si dhe fakti që më datë 14.04.2016 Emiljano Shullazi, miku i tij Gilmando Dani si dhe disa djem të tjerë të lagjes, kanë drekuar së bashku te shtëpia e Emiljano Shullazit dhe kanë porositur te lokal C…..U. Pra këta persona veprojnë bashkë, pasi drekojnë bashkë si dhe janë dënuar më parë bashkë. Dhe del bashkëpunimi.

Veprat penale për të cilat akuzohet Blerim Shullazi, ‘Mbajtje e municioneve’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’ (pasi i janë gjetur 12 kubikë kanabis), nuk janë nën juridiksionin e Krimeve të Rënda.

Sipas mbrojtjes, arrestimi i Emiljano Shullazit ndodhi fill pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar rektorin e zgjedhur tashmë të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe rektorin në detyrë, Dhori Kule.

Gjatë një prononcimi, ish-kryeministri Berisha i kërkoi publikisht Prokurorit të Përgjithshëm (i cili është zgjedhur gjatë periudhës kur z.Berisha ishte kryeministër) që të niste procedim penal ndaj Shullazit.

Gazeta Shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura