“Shullazi dhe arrestimi i Frrokut, Visho Ajazi i jep informacion Berishës”

Apr 29, 2016 | 18:05
SHPËRNDAJE

Ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia shkruan sot se informacionet që i vijnë ish shefit të tij kanë për dërgues Visho Ajazi Likën, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Përmes një postimi në faqen e Facebook, kundërshtari i egër i Berishës, thotë se informacionet sekrete që duhet ti shkojnë vetëm Nishanit dhe Ramës, tani përfundojnë edhe në zyrën e Berishës.

izet haxhia

Panorama po publikon më poshtë statusin e plotë të Izet Haxhisë, së bashku me të gjitha gabimet drejtshkrimore.

Statusi i Haxhisë

Disa mund te habiten,disa te tjere te egzaltohen se ku dhe si eshte e mundur qe marshalli na thote habere qe nuk i din as qeveria e as mediat ..Nuk ka asgje per tu habitur apo ekzaltuar..Sot ne kete palo shtet qe kemi ndertuar gjithshka eshte e mundur..Eshte e mundur sepse krahas atij shtetit te ligjshem qe kemi ne dukje, ne vendin tone vazhdojne te funksionojne me eficience te plote disa ‘shtete’ paralel, ku ai me aktivi, me kriminali dhe me i rrezikshmi eshte ‘shteti’paralel i marshallit ..ky shtet ka ne funksion te tij Presidentin me kld e korruptuar ka shikun me veshin vigjilent te Ajazit dhe kamikazet e gazidedes te cilet jane ne veprimtari te plote e intensive..

Nuk po flas ketu per ‘shtetin’ paralel te Metes i cili me qetsi e dashuri vazhdon te mbushe arken e partise per blerje te reja votash ne fushaten e ardheshme..Ka pothuajse dy vjet qe te gjitha komunikimet e mija me ane te telfonit apo mediave sociale jane nen pergjimin 24 ore te ‘veshit’ te marshallit . Le te me pergjojne sepse çdo gje e imja eshte e hapur dhe nuk kam frike nga keto pergjime. Por eshte e papranueshme per nje shtet normal qe nje shef i sherbimit sekret qe duhet te jete palca kurrizore e nje shteti te vihet ne sherbim te nje debuteti opozite apo kushdo qofte ai, duke e furnizuar ate me te dhena operative. .Siç po shifet marshalli vazhdon te marre zarfet me tre viza te kuqe qe me ligj duhet ti marre vetem presidenti dhe kryeministri i vendit..

Dikur veshi i marshallit ,gazidede,i dergonte nga tre apo me shume zarfa te tilla ne dite dhe mesa po shifet edhe veshi i ardhur nga kanadaja vazhdon te njejten praktike ,sepse marshalli nuk jeton dot pa ushqim spiunash..sepse ai eshte i mesuar me te tilla ushqime qe kur bente specializimin ne france ku e pate derguar partia e tij e dashur. .Mos e merni per budalla apo per matuf ,jo marshalli vetem budalla

Nuk eshte..ai sot eshte edhe me i rrezikshem seç ka qene ndonjehere..marshalli sot ka ne dore organet me jetike te shtetit siç jane sherbimet sekrete dhe ato te drejtesise..ai ka ne sherbim te verber te tij kamikazet e dikurshem te shikut te gazidedes qe jane strehuar ne shishin e ajazit..ata jane te gatshem te hidhen ne sulme destabilizuese sapo ti nevojiten marshallit..dhe duhet ta dini se marshalli eshte i pamershirshem ne hakmarrjen e tij..ka ardhur momenti i fundit ku palloshi Rama ose te shkaterroje kete ‘shtet’paralel te marshallit ose te mbledhi poturet e te ike atje ku iku pas drurit qe hengri po nga ata qe sot i ka ne sherbimin sekret te shtetit paralel te marshallit …

statusi i izet haxhise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura