Shuhet një nga emrat e njohur të basketbollit shqiptar, bëri histori me ekipin e Lokomotivës së Durrësit

Aug 23, 2021 | 16:56
SHPËRNDAJE

Ish-basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Petraq Jorgoni është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

auto_petraq-11629715156

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga Akademia Sportive, Goga Basket.

Në një njoftim për mediat, Akademia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke theksuar ndër të tjera se Jorgoni ishte një nga sportdashësit më të dashur të kësaj akademie.

NJOFTIMI I GOGA BASKET

Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.

Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura