Shuhet një familje në aksident tragjik, çifti me foshnjën po shkonin për pushime. Disa të plagosur

Jul 15, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Një familje e tërë është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur në Kalabri këtë të dielë.

Vincenzo Caramadre - foto incidente a1

Mediat italiane thonë se viktima të aksidentit kanë mbetur burrë e grua dhe foshnja e tyre 6 muajshe.

Sipas informatave të para në vendngjarje, cifti së bashku me fëmijën e mitur po udhëtonte në bordin e një Fiat Punto në drejtim të Kalabrisë për të nisur pushimet verore.

Ata u përplasën me një tjetër makinë që udhëtonte në drejtim të kundërt, e për pasojë dëmet ishin fatale në jetë njerëzish. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, teksa thuhet se janë disa të plagosur në makinën tjetër, disa në gjendje të rëndë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura