Shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit, zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias për raportin përfundimtar

Sep 30, 2019 | 18:19
SHPËRNDAJE

Komisioni i Venecias do të diskutojë më 11 tetor për raportin përfundimtar mbi vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale dhe më pas shtyrjen e zgjedhjeve.

Meta-komisioni-venecias

Në takimin e 11 tetorit, Komisioni ka ftuar përfaqësues të Presidentit të Shqipërisë dhe të Parlamentit me qëllim, miratimin e projekt-opinionit përfundimtar.

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak ku Komisioni i Venecias shkruante se Presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat kushtetuese për të anuluar dhe më pas shtyrë datën e zgjedhjeve, por siç thuhet në raport, një shkelje e tillë nuk ishte arsye për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të Shtetit.

Është Gjykata Kushtetuese, siç thotë raporti, që do të japë verdiktin përfundimtar.

Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Presidentit, bëri me dije se ky institucion do të bëjë publik brenda javës Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, “gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë”.

80d91103-2d0f-4300-ac6a-79d413f41f49 a0fef45b-cf69-4699-8a8e-fd79b237d8c8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura