Shtyrja e negociatave në 2019, reagon Meta: Kujdes qershorin tjetër, provimi më i vështirë

Jun 27, 2018 | 11:58
SHPËRNDAJE

Pas konkluzioneve te Keshillit per Çeshtjet e Pergjithshme dhe shtyrjes se negociatave te BE me vendin tone per ne qershor te vitit 2019 vjen reagimi i Presidentit Ilir Meta.

meta

“Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim”- thekson Meta.

Reagimi i Metes 

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.
Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.
Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.
Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.
Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura