Shtyhet prezantimi i Alijevit, Kukësi nuk ka një përkthyes që di… anglisht

Aug 12, 2017 | 13:42
SHPËRNDAJE

Shtyhet prezantimi i Alijev. Shkaku? Një fakt shumë interesant, por dhe i habitshëm ka lënë në pritje sulmuesin e Kombëtares së Azerbajxhanit, i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe u takua me presidentin Gjici.

alijev

Fakti është se te klubi i Kukësit nuk di asnjëri prej stafit në mënyrë të shkëlqyer anglisht saqë të përkthejë pikat e kontratës lojtarit. Futbollisti flet rusisht dhe turqisht përveçse anglisht, por as në këtë gjuhë nuk e merr asnjëri prej zyrtarëve përsipër.

Klubi mbas disa orë kërkimeve ka gjetur një përkthyes nga shqipja në turqisht dhe anasjelltas, ndërkohë që përkthyesi dhe futbollisti janë duke u marrë me kontratën. Klubi lajmëroi në mëngjes se prezantimi i Alijev do të bëhej në orën 12:00, por mosgjetja e një përkthyesi bëri që lojtari të lihet për t’u prezantuar në një moment të dytë.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura