Shtyhet për në shtator shpallja e fituesit për hyrjen te Liqeni

Jul 7, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ministria e Zhvillimit Urban ka vendosur të shtyjë për në shtator shpalljen e projektit fitues për hyrjen në Parkun e Liqenit.

Nje nga projektet ne gare

Megjithëse shpallja e fituesit ishte parashikuar të bëhej sot pas prezantimit të të gjithë projekteve në garë, ajo u vendos të shtyhej për në 4 shtator me argumentin se studiot duhet ti paraqesin më mirë projektet e tyre.

Porta hyrëse që të çon në Parkun e Tiranës, do të marrë një pamje krejtësisht të re. Në nyjën që lidh qytetin me zonën e liqenit do të krijohet një hapësirë e re e ndërmjetme, e cila do të ofrojë para së gjithash një imazh të ri për kryeqytetasit.

Dje, qeveria çeli fazën e parë e konkursit, ku 9 studio arkitekturore kombëtare dhe ndërkombëtare shpalosën projektet e tyre, nga ku do të kurorëzohet edhe ideja më e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura