Shtyhet ndeshja në Ligën e Europës, shkak për këtë bëhet frika nga…

Feb 27, 2020 | 15:33
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Red Bull Salcburg dhe Aintraht Frankfurt, e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme nga ora 21:00, nuk do luhet sot.

AIN

Pikërisht ky njoftim vjen nga të dyja klubet, të cilat do të luajnë këtë ndeshje në një ditë tjetër. Shkak për shtyrjen e kësaj ndeshje është bërë moti i keq.

Së fundmi është bërë një paralajmërim për një stuhi në Austri dhe për këtë arsye është marrë vendimi, që ndeshja e sotme të shtyhet për një ditë tjetër.

Nuk është përcaktuar ende dita kur do të luhet ndeshja, por e sigurt është që nuk do të zhvillohet sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura