Shtrohet tapeti, “Air Albania” bëhet gati për… Superioren

Aug 24, 2021 | 10:14
SHPËRNDAJE

Në stadiumin “Air Albania” prej ditësh po punohet për tapetin e fushës. Në impiantin më modern në vend, po implementohet një nga teknologjitë gjerësisht të përdorura edhe në stadiumet europiane.

air albania

Bëhet fjalë për barin hibrid, ku fusha përbëhet me përqindje të caktuara të fijeve të barit artificial. Së fundmi shtrimi i tapetit ka përfunduar, por kërkohet koha e nevojshme e përshtatjes së tij dhe kohës që kërkohet deri në momentin kur mund të luhet një ndeshje.

Axhenda e Kombëtares ka ndryshuar, teksa ndeshjet do të luhen në “Elbasan Arena”. Kësisoj, ndërsa fusha merr kohën e nevojshme për t’u bërë gati, “Air Albania” pritet që të jetë gati për ndeshjet e Kategorisë Superiore pas datës 11 shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura