Shtrohet në spital Zonja e Parë, i nënshtrohet një operacioni në veshkë

May 15, 2018 | 10:43
SHPËRNDAJE

Zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua të hënën një operacioni në veshkë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed pranë Uashingtonit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

First lady Melania Trump speaks about her initiatives during an event in the Rose Garden of the White House in Washington, Monday, May 7, 2018. Sixteen months into the president's term, Melania Trump unveils plans for her initiatives to improve the well-being of children. (AP Photo/Susan Walsh)

Procedura kaloi me sukses dhe nuk pati komplikime por kërkonte kujdes mjekësor, tha zyra e saj, duke shtuar se fjala ishte për një gjendje beninje.

“Zonja Trump ndodhet në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed dhe mund të qëndrojë aty gjatë javës”.

Zonja Trump, 48 vjeç, është zonja e parë amerikane prej shumë dekadash që i nënshtrohet një procedure të tillë serioze gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë./VOA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura