Shtrëngata e shkarkesa elektrike, nesër bëni mirë të merrni çadrën me vete

Feb 19, 2020 | 20:20
SHPËRNDAJE

Dita e nesërme do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht në orëte  para të ditës, ku priten reshje shiu deri dhe shtrëngata shoqëruar edhe shkarkesa elektrike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore e kodrinore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore.

shtrengata

Po ashtu do të ketë dhe një rënie të temperaturave, kryesisht në mesditë.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Për momentin që flasim mbi vendin tonë ka filluar tashmë shtimi gradual i vranësirave si pararojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orës. Në këtë mënyrë duke nisur nga orët e pasdites – por kryesisht ato të mbrëmjes – moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura