Shtohet numri i personave të prekur me koronavirus në Shkodër, dyshohen 2 raste të tjera pozitivë

Mar 28, 2020 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 6 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shkodër, ky dy raste të reja dyshohet se kanë rezultuar pozitivë mbrëmjen e sotme.

Dy personat e dyshuar janë familjarë të 35-vjeçarit i cili iu shtua dje listës së të prekurve në Qarkun Shkodër.

korona

Përkatësisht nëna dhe kunata e 35-vjeçarit nga Bashkia e Vau Dejes, i cili kishte takuar një person që ka patur histori udhëtimi në Itali.

Deri më tani numërohen 197 persona të infektuar m eCOVID-19 në vendin tonë, ku 10 kanë humbur jetën, ndërsa 33 janë shëruar.

Harta e Koronavirusit ne Shqiperi 197 te perkur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura