Shtohet misteri i zhdukjes së 3 dosjeve në Elbasan, çfarë po hetohej

Dec 4, 2017 | 9:00
SHPËRNDAJE

Tre dosje me materiale për hetimin e korrupsionit janë zhdukur nga Prokuroria e Elbasanit. Ajo që ka bërë denoncimin është Prokurorja Amanda Xhaferri, e cila kishte konstatuar që në zyrën e saj ishin marrë dokumente.

Por policia nuk konstatoi dhunim të zyrës së prokurores dhe deklaroi se as dera dhe as dritarja nuk janë hapur forcërisht.

Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, referuan në Prokurorinë e Tiranës materialet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “zhdukje ose humbje e fashikullit”.

Në njoftimin e policisë mësohet se fashikujt e zhdukur ishin materiale të task forcës për hetimin e korrupsionit. Ndërkohë misterin e shton prokuroria, e cila mohon ngjarjen.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se nuk ka materiale të humbura dhe çdo gjë është e dokumentuar me procesverbal.

Për më tepër, të njëjtat burime i thanë Top Channel se policia nuk ka asnjë kompetencë për të shpallur moskompetencën e një çështjeje dhe t’ia kalojë atë Prokurorisë së Tiranës, siç ka bërë Policia e Elbasanit.

Një kompetencë të tillë, thonë burimet, e ka vetë prokuroria dhe gjykata. Ajo që shton dyshimet në këtë çështje është përmbajtja e materialeve të zhdukura, apo të pretenduara të tilla.

Top Channel kërkoi informacion më të detajuar nga Policia e Elbasanit për këtë përplasje kompetencash ndërinstitucionale, por nuk mori asnjë përgjigje.

Nuk jepen detaje për cilat dosje bëhet fjalë dhe cilët personazhe kanë qenë nën hetim.

Burimi: Top Channel

Zhdukja e 3 dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit, akuzat që po hetoheshin

Një kallëzim i pazakontë ka mbërritur në Policinë e Elbasanit: zhdukja e tre dosjeve për korrupsion nga zyrat e Prokurorisë së Elbasanit.

auto_elbasan-31509837522

Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë prokurorja Armanda Xhaferri dje, më datë 2 dhjetor 2017. Dosjet ishin për hetimin e korrupsionit.

Dyshimet, sipas Policisë së Elbasanit, bien mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e A.Xh.

Polica e Elbasanit njoftoi se “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura