Shtohen “hallet” te Partizani, sulmuesi brazilian mbyll sezonin

Apr 25, 2018 | 10:09
SHPËRNDAJE

Si të mos mjaftojnë 2 humbjet radhazi në kampionat, ajo ndaj Kukësit dhe Skënderbeu, te Partizani i duhet të vuajnë edhe problemin e mungesave.

kardozo abrurahimi

Sulmuesi brazilian Lukas Kardozo, pësio një dëmtim të rëndë në gju, në fillimin e ndeshjes ndaj Skënderbeut dhe u largua nga fusha e lojës me barelë.

kardozo

Falë paraqitjeve mjaft të mira në ndeshjet e fundit, futbollisti kishe arritur të fitonte vendin e titullarit, dhe shpeshherë ka qenë deçiziv me golat e tij.  24-vjeçari kreu vizitat mjekësore pas dëmtimit dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë positive. Sulmuesi pritet të mungojë nga 4 deri në 6 javë, çka do të thotë se ky sezon për të mund te quhet i mbyllur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura