Shtohen dyshimet për vetëvrasjen e shqiptarit në Greqi, hetuesit kanë gjetur një letër që…

Jul 16, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Një ditë pas vetëvrasjes se 22-vjeçarit shqiptar në Greqi, hetuesit kanë vijuar më kërkimet dhe me dyshojnë për vetëvrasje pasioni.

Ky konkluzion konfirmohet nga mjeku ligjor për 22-vjeçarin, i cili u gjet disa ditë më parë i vdekur në një plazh në Hania. I riu shqiptar u gjet i vdekur në zonën Koum Kapi nën Villa Koundouros.

xania_paralia

Sipas zarpanews.gr, pranë trupit të pajetë të të riut të pafat u gjet në dorën e tij një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.

Sipas mjeku ligjor, i cili ka kryer autopsinë në trupin e fatkeq të 22 vjeçarit, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë   të shkaktuara nga rënia nga lartësia e një shkëmbi, ndërkohë që është përjashtuar mundësinë e krimit.

Sipas policisë kanë qenë tregtarë të dyqaneve të plazhit në Hania ata që kanë njoftuar për ngjarjen./Sh.D.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura