Shtiret si punonjës i gjykatës, i grabit sekretares 800 euro

Apr 27, 2016 | 23:49
SHPËRNDAJE

Në një institucion ku mendohet se vendoset e drejta në vend, ndodhin edhe vepra penale.

Një person i cili është shtirur si punonjës i Gjykatës Administrative në Tiranë ka arritur të grabisë rreth 800 euro.fsgsd

Viktimë e kësaj vjedhjeje ka rënë një prej sekretareve të gjykatës.

Autori i dyshuar është kapur nga punonjësit e sigurisë dhe më pas i është dorëzuar Policisë.

Pikëpyetja se si është e mundur që të ndodhë një gjë e tillë në gjykata, justifikohet me faktin se zyrat e Gjykatës Administrative janë në transferim e sipër në Gjykatë e Apelit.

Për këtë arsye grabitësi ka shfrytëzuar situatën kaotike për të depërtuar deri tek çanta e sekretares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura