Shtirej si lesbike dhe frikësohej nga burrat, 24-vjeçarja përjetonte dhimbje të tmerrshme gjatë seksit, zbulon ilaçin që i transformoi jetën

Feb 18, 2020 | 12:24
SHPËRNDAJE

Emma Allitt përjetoi dhimbje seksuale që nga mosha 16-vjeçare, duke iu kthyer në një problem fizik dhe psikologjik.

Ajo u diagnostikua me vaginismus, që do të thotë se muskujt vaginalë forcohen dhe shtrëngohen në mënyrë të pavullnetshme gjatë seksit, duke sjellë tek femrat shqetësime të mëdha.

Kjo i shkaktonte asaj dhimbje të mëdha gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Seksi ishte aq i dhimbshëm saqë u tmerrua nga burrat dhe pretendoi se ishte lesbike.

24-vjeçarja madje kërkoi edhe ndihmë për problemin e saj dhe tani përdor një lubrifikant që përmban kanabidiol (CBD) që thotë se i ka ndryshuar jetën e saj.

Që në moshën 16-vjeçare, Ema përjetoi dhimbje gjatë seksit, por nuk e kuptoi se ishte anormale derisa mbushi 20-vjeçe.

Gjendja iu bë aq e keqe saqë u largua nga miqtë dhe frikësohej nga kryerja e marrëdhënieve seksuale, derisa kërkoi terapi për ta ndihmuar gjatë kohëve të errëta.

Kur takoi partnerin e saj aktual, Emma mësoi ti besonte dhe të hynte në një marrëdhënie fizike me të.

Ajo filloi të përdorte një vaj masazhi që përmban kanabidiol, të cilin çifti e gjeti pasi hulumtoi për CBD.

Ata e provuan dhe Emma pretendoi se e ndihmoi shumë. ndërsa shprehet se e përdorin sa herë që kryejnë marrëdhënie seksuale.

“Herën e parë që bëmë seks duke përdorur atë kuptova që nuk kisha dhimbje,”- tha ajo. “Më ka transformuar totalisht, jo vetëm seksualisht por ndikoi pozitivisht edhe në vetëvlerësimin tim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura